Jam mësuese nga Italia në Karantinë: Mësimi online nuk po funksionon
Në javën e kaluar kanë ndodhur ndryshime drastike në mbarë botën, e posaçërisht në Itali. Kjo filloi javën e fundit me karantinimin e Italisë veriore, mbylljen e shkollave dhe universiteteve në mbarë vendin, dhe tash me karantinimin e krejt vendit. Jeta ime si një mësuese e ciklit fillor këtu në Toskanë ka ndryshuar rrënjësisht. Kam qenë duke punuar në një shkollë private ndërkombëtare për dy vjet, dhe ajo që kërkonte prej meje të ecja në shkolë, në ndërveprimin me kolegë dhe mësimin në klasë tash është bërë një eksperiencë virtuale online. Ka pasur shumë biseda online për atë nëse koronavirusi do të nxis një epokë të re të punës nga shtëpia dhe të mësimit elektronik. Dhe ani që në fillim fëmijët e dashuronin këtë gjë, problemet pastaj filluan, dhe jo vetëm për shkak se modeli favorizon fëmijët e familjeve me akses në teknologji, hapësirë dhe kohë.
Shkolla ime ka mësuar nga pionierët e mësimit elektronik në Azi, ku mësuesit e atjeshëm tashmë po punojnë në formën e tyre pas mbylljes së shkollave dhe karantinave. Ne përdorim një përzierje të sofverit për të komunikuar mes stafit, dhe me nxënësit, përfshirë Google Hangouts, Zoom, FaceTime, Microsoft Teams dhe një aplikacion të mësimit elektronik që quhet Seesaw.
Dhe kështu, banesa ime e vogël u bë klasë mësimi. Ku më parë relaksohesha dhe shikoja televizion tash është studioja ime e xhirimit ku më duhet të shpjegoj detyra dhe të demonstroj aktivitete. Ku më parë gatuaja bashkë me bashkë-banuesin dhe ku reflektoja për atë se si më kishte shkuar dita është bërë një zonë ku prodhohen përgatitje për këto mësime. Një ditë mora dy letra tualeti për ta modeluar femurin e lopës, për t’i treguar fëmijëve se si në Mesopotami shenjonin nëpër eshtra kafshësh dhe në këtë formë kryenin pagesat.
Jeta ime private dhe ajo e punës nuk janë më të ndara – diçka që është bërë edhe më e vërejtshme nga mbyllja e dyqaneve, kafeneve dhe e shumicës së supermarketeve. Neve na merr në pyetje policia nëse dalim jashtë. Për fat të mirë jetoj me një kolegë, kështu që kemi njëri-tjetrin për pak shoqëri. I njoh shumë prej shokëve tanë që jetojnë vetëm dhe që nuk po e durojnë këtë situatë, e cila po iu duket tepër izoluese. Është një periudhë tepër angështuese dhe kjo do t’i mëshojë keq shëndetit mendor të njerëzve.
Provoj t’i përgatis të gjitha aktivitetet e mia prej një dite më herët. Përmes Seesaw-it, ne mund të planifikojmë sinkronizimin e këtyre aktiviteteve me orarin e fëmijëve. Meqë dua që fëmijët të jenë përgjegjës për mësimet e tyre, provoj që aktivitetet t’i përgatis në atë formë që të jenë angazhuese dhe pavarësuese. Më pas, duke përdorur FaceTime-in, i thërras tetë nga fëmijët në klasën time, dhe punojmë mbi një problem me ta, para se t’i thërras edhe tetë të tjerë. Ka qenë interesante që të shoh rolin që luajnë familjet e fëmijëve – në angazhimin që iu bëjnë fëmijëve, në ndihmën që iu japin dhe në përgëzimin kur ata bëjnë diçka mirë. Dëgjova prindin e një fëmije të gëzohet aq shumë një ditë pasi nuk e kishte dëgjuar kurrë të birin derisa fliste anglisht.
Sidoqoftë, modeli i favorizon ata që kanë qasje në resurse. Jam tepër e vetëdijshme se po punoj në një shkollë private, ku të gjithë fëmijët kanë iPad. Shokët e mi nga shkollat publike thonë që kishin printuar të gjitha letrat që përmbanin ushtrimet e fëmijëve për një javë, e më pas ato letra i mbledhin prindërit e tyre të hënën në mëngjes. Është zgjedhje e tyre nëse i kryejnë ato detyra apo jo.
Roli i prindërve ka qenë qenësor në këtë eksperiment të mësimit elektronik, dhe edhe një herë ne mësuesit jemi me fat në këtë aspekt. Tash krejt vendi është në karantinë, fëmijët i kanë prindërit që t’iu ndihmojnë me detyrat e shkollës. Pyes veten nëse prindi a prindërit e një fëmije kanë për të shkuar në punë, a do t’i kryejnë fëmijët detyrat? Ne kemi vërejtur që, pavarësisht përpjekjeve të tyre, fëmijët po mësojnë më pak se më parë. Prindërit e tyre nuk janë mësues dhe nuk mund t’i ndihmojnë ata në mënyrat se si ne jemi trajnuar. Dhe natyrisht është një barrë e rëndë në prindërit që të marrin këtë rol duke marrë parasysh që kanë jetën e tyre dhe punët e tyre.
Shqetësimi më i madh i imi është mirëqenia e fëmijës, më shumë se sa arsimimi i tyre. Fëmijët kanë energji të pakufi së cilës i duhet hapësirë e madhe. Ata janë të ngujuar në shtëpi gjithë ditën, dhe nuk kanë mundësinë që të shoqërorizohen. Mësuesit e Edukatës Fizike po i mbajnë klasët e tyre duke iu thënë nxënësve që t’i dërgojnë videot e tyre duke ushtruar me top. Fëmijët që kanë kopsht e kanë më të lehtë. Disa prej kolegëve të mi janë shumë të shqetësuar me mirëqenien e nxënësve të tyre, duke thënë se janë të gozuar në iPad-ët e tyre, duke e pasur të vështirë që ta mbajnë lart disponimin.
Vërtet shpresoj që kur të vijë 3 prilli, dita që qeveria ka thënë se kjo do të marrë fund, kjo përnjëmend do të marrë fund. Por, këtë herë e kemi të qartë se si duket e ardhmja e mësimit – me të mirat dhe të këqijat e saj. Edhe pse është një hap eksitues përpara që rrit mundësitë e mësimit digjital, vjen em një kosto tepër të lartë të asocializmit, të humbjes së aftësive emocionale dhe psikologjike. Po ashtu nuk funksionon për një sistem që nuk ofron mundësi të barabarta. Dhe nuk mund të mos mendoj, a është ky fundi i ditëve me borë? /Përktheu Periskopi nga The Guardian