Kompjuteri “më i shpejtë” në botë përsëri në Kinë
Edhe këtë vit Kina ka ruajtur vendin e parë për çështjen e kompjuterit më të shpejtë në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të publikuar në gazetën “China Daily”, në listën e 500 kompjuterëve më të shpejtë të botës e cila përgatitet dy herë në vit, super kompjuteri Sunway-TaihuLight i Kinës është renditur i pari duke kaluar kompjuterin tjetër kinez Tienhi-2 i cili për 6 vite me rradhë ka ruajtur titullin si kompjuteri më i shpejtë në botë.
Sunway-TaihuLight, i cili është zgjedhur kompjuteri më i shpejtë në botë me kapacitetin përllogaritës 125,436 petaflop në sekondë, është kompjuteri i parë në botë që kalon shpejtësinë përllogaritëse mbi 100 petaflop.
Petaflop e cila përcaktohet si fuqia përllogaritëse 1 katrilionë në sekondë, është një njësi për shpejtësinë që mund të arrijnë kompjuterët më të shpejtë në botë.
Sunway-TaihuLight, ndodhet në Qendrën Kombëtare për superkompjuterë e cila sapo është hapur në rajonin Vushi në Ciangsu në lindje të vendit.
Tienhi-2 i cili ka fituar 6 herë vendin e parë në botë për shpejtësinë përdor procesorët Intel të prodhuesit më të madh në botë për çipa me qendër në Amerikë, ndërsa Sunway-TaihuLight ka përdorur procesorë të prodhimit tërësisht të Kinës.
Në radhitjen e kryer në nëntor të vitit të kaluar Tienhi-2 me një shpejtësi përllogaritje 33,86 petaflop në sekondë, ruajti vendin e parë për të 6-tën herë duke lënë prapa prodhimin amerikan Titan i cili kishte një shpejtësi përllogaritëse 17,59 petaflop në sekondë.