Kishte frikë të shkonte në spital, modelja e njohur lind fëmijën në shtëpi

Kishte frikë të shkonte në spital, modelja e njohur lind fëmijën në shtëpi

Modelja e njohur Ashely Graham ka zbuluar se ajo e ka lindur fëmijën e saj në kushte shtëpie.

 

32-vjeçarja ka rrëfyer për herë të parë se kishte frikë dhe ankth të shkonte në spital, ndaj e ka lindur djalin e saj në shtëpi, sigurisht nën mbikëqyrjen e një stafi të madh mjekësor.

 

Ashley ka treguar se lindja është kryer në ujë, një nga metodat më të reja dhe gjithçka ka shkuar mjaft mirë.

 

Nëna e saj ka nxjerr edhe pamjet, ku tregon të birin, Isaac veshur me një bluzë ku shkruhet: “Lindur në shtëpi”. Vogëlushi ka ardhur në jetë në muajin janar dhe gëzon shëndet të plotë.

Shpërndaje në: