Biden dhe Sanders zhvilluan debatin e madh: Koronavirusi tema kryesore (Video)
Joe Biden dhe Bernie Sanders për herë të parë ishin në një debat vetëm me njëri-tjetrin në garën për të fituar nominimin e Demokratëve për president të ShBA-ve. Ky debat u zhvillua derisa bota konfronton kërcënimin e madh të pandemisë së Koronavirusit.
Emergjenca kombëtare në eskalim e sipër dominoi debatin mes dy kandidatëve që kishin opinione të ndryshme për vendin.
Sidoqoftë, ata u pajtuan se duhej një kundër-përgjigjje shumë më agresive ndaj virusit, i cili ka rezultuar në 3244 raste të konfirmuara në ShBA, dhe me 62 vdekje.
“Kjo gjë është më e madhe se secili prej nesh,” tha Bideni. Më pas ai e krahasoi betejën kundër sëmundjes me luftën, duke bërë thirrje për një strategji gjithëpërfshirëse ku do të përfshihej ushtria dhe një program multi-milionësh, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi
Sanders në anën tjetër deklaroi se pandemia kishte zbuluar “disfunksionalitetin” e sistemin shëndetësor të vendit, duke bërë thirrje për adoptimin e një sistemi si Medicare for All. /Periskopi