Rita Ora premton diçka speciale
Rita Ora ditë më parë publikoi këngën e re.
Pas gati gjysmë viti pa ndonjë risi në skenën muzikore, më në fund këngëtarja Rita Ora publikoi projektin e ri të cilin e titulloi ‘How to be lonley’.
Kënga e lansuar të premten është publikuar vetëm në versionin ‘audio’ fillimisht, por biondja me postimin e bërë së fundmi në Instagram paralajmëroi diçka speciale për këtë projekt.
“Unë dhe skuadra ime xhiruam diçka speciale për këtë javë, s’mund të pres që ta shihni” ishte shkrimi i Ritës në fotot e ndara nga realizimi i klipit.