Si transmetohet koronavirusi dhe si të mbroheni?

Si transmetohet koronavirusi dhe si të mbroheni?

COVID-2019 është sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga koronavirusi i ri, i cili për herë të parë shfaqet tek njerëzit.

Transmetohet nga njeriu tek njeriu, kryesisht me anë të spërkalave të cilat përfundojnë në ajër kur personi I infektuar kollitet apo teshtinë. Këto spërkala mund të bien në gojën ose hundën e njerëzve që ndodhen në afërsi.

Spërkalat janë të rënda dhe nuk mund të kalojnë në distancë të madhe në ajër, përfarësisht rreth një metër dhe për një kohë të shkurtën bien në cilëndo sipërfaqe.

Pikërisht për këtë shkak, transmetimi tek njerëzit më shoesh ndodh gjatë kontakteve të ngushta.

Ende nuk dihet se sa kohë mund të mbijetojë virusi në ato sipërfaqe.  Prandaj është e nevojshme që rregullisht të pastrohen sipërfaqet, sidomos ato në afërsi të personave të cilët tashmë janë infektuar me COVID-19.

Me duar preken shumë sipërfaqe, të cilat mbase janë të kontaminuara me virusin. Për këtë arsye, duhet të shmangni prekjen e syve, hundës apo gojës, sepse me duar të kontaminuara nga sipërfaqet mund t’ia transmetoni virusin vetvetes.

Kur kolliteni apo teshtini, mbulojeni hundën ose gojën me pjesën e brendshme të bërrylit ose përdorni shami njëpërdorimëshe. Pas përdorimit, shaminë hudheni menjëherë në kosh të mbyllur të mbeturinave.

Mënyra më efektive për parandalimin e përhapjes së virusit të ri është pastrami i durave me dezinfektues në bazë alkoolo ose larja e duarve me sapunë dhe ujë.

Me këtë procedurë do ta largoni virusin nëse ndodhet në duart tuaja. /Express

Shpërndaje në: