Këto shenja tregojnë se keni mungesë kalciumi

Këto shenja tregojnë se keni mungesë kalciumi

Kalciumi është një mineral esencial, i cili është i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në shëndetin e kockave.

Trupat tanë gjithashtu kanë nevojë për stabilizimin e presionit të gjakut dhe balancimin e hormoneve, transmeton Klan Kosova.

Kur ju nuk merrni mjaft kalcium, ju mund të vuani nga mungesa e kalciumit që mund të identifikohet me simptoma të caktuara, të cilat janë:

Lëkura e thatë
Është mjaft e dukshme pasi në stinë të ndryshme ajo qëndron njësoj. Përdorimet e kremrave të ndryshëm nuk do t’ju bëjnë efekt pasi rrënja e problemit qëndron diku tjetër.

Thonjtë
Mungesa e kalciumit shkakton dobësim në thonjtë e duarve. Nëse vini re që ato janë të butë dhe thyhen shumë lehtë atëherë kanë nevoje për kalcium.

Depresioni
Kalciumi gjithashtu është një përbërës i rëndësishëm në ndryshimin e emocioneve. Ndaj dhe ndonjëherë nëse ndiheni të depresionuar pa një arsye të vërtetë ky mund të jetë shkaku.

Lodhja
Nëse e shihni që keni lodhje të vazhdueshme hiqni dorë nga pijet energjike dhe mundohuni të rregulloni dietën tuaj.

Shpërndaje në: