Mbyllen të gjithë kufijtë tokësorë për ata që hyjnë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet aktualisht ka njoftuar se Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor përveç shtetasëve të Kosovës.
Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor që hyjnë në Kosovë, qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen për 15 ditë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Tutje, Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet.