Dy raste me koronavirus në Kosovë, këngëtarja e njohur: Tash qeshni e mos ia ndani hajgareve

Dy raste me koronavirus në Kosovë, këngëtarja e njohur: Tash qeshni e mos ia ndani hajgareve

Këngëtarja shqiptare ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për shtyp konfirmoi se dy persona janë testuar pozitiv me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Këto raste janë të parat që konfirmohen në Kosovë, ani pse tash e sa ditë gjithë qytetarët janë në panik nga përhapja e kësaj pandemie.

Madje, kishte të tillë që situatën nuk e merrnin as seriozisht, por ironizonin deri në momentin kur u bënë të ditura rastet me të infektuar.

E kjo gjë e bëri këngëtaren Rona Nishliu të reagojë përmes një postimi në Instagram, duke thënë se tash mund të qeshin ata që bënin shaka më parë.

“2 raste ne RKS!!! Tash keshni e mos ja dani hajgareve…”, ka shkruar ajo.

Krahsuar me Kosovën, në Shqipëri deri tani janë konfirmuar 33 raste me të infektuar me koronavirus.

Shpërndaje në: