Mjekët nga Wuhani pas hulumtimeve: Koronavirusi dëmton testikujt e meshkujve

Mjekët nga Wuhani pas hulumtimeve: Koronavirusi dëmton testikujt e meshkujve

Koronavirusi ka përhapur një valë frike që u shtri në mbarë botën. Ndërkohë që shkencëtarët tashmë nga të gjitha vendet po bëjnë gjetjet e tyre.

Sëmundja vdekjeprurëse njihet për shkaktimin e një vargu të simptomave të pakëndshme, përfshirë shkurtimin e frymëmarrjes, ethet dhe kollitjes.

Sidoqoftë, studimi i ri ka paralajmëruar që sëmundja mund të shkaktojë dëme edhe në testikujt [këllqet] e meshkujve, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.

Megjithëse kjo lidhje duhet të dëshmohet ende, hulumtuesit nga Wuhani iu kanë bërë thirrje pacientëve meshkuj që të testojnë fertilitetin e tyre sapo të shërohen.

Në studimin e tyre, që është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale kineze, hulumtuesit që udhëhiqen nga profesori Li Yufeng, shpjeguan: “Infeksionet e koronavirusit të ri kryesisht shkaktohen nga dëmet në mushkëri dhe në sistemin imunitar, por në teori koronavirusi i ri mund të dëmtojë edhe testikujt.” /Periskopi

Shpërndaje në: