BBC: James Bondi ishte në të vërtetë spiun serb, kjo ishte historia e tij (Video)

BBC: James Bondi ishte në të vërtetë spiun serb, kjo ishte historia e tij (Video)

Emri i tij ishte Popov. Dushko Popov. Një agjent i dyfishtë serbë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që u bë një kumarxhi i rryer, i njohur edhe si një joshës grash, e që kishte pasur kontakt edhe me krijuesin e James Bondit, Ian Flemingun.

“Casino Estoril në Portugali besohet të ketë qenë vendi ku ishin takuar shumë spiunë të njohur me njëri-tjetrin gjatë Luftës së Dytë Botërore.”

Ky besohet të ketë qenë vendi ku Dushko Popovi dhe Ian Flemingu ishin takuar në verën e vitit 1941, gjë e cila thuhet të ketë çuar në idenë e James Bondit, transmeton Periskopi nga BBC.

Dushko Popovi ishte lindur në vitin 1912 në një familje të pasur serbe. Pasi kishte diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Beogradit ai kishte shkuar në Gjermani për t’i vazhduar studimet. Atje kishte bërë shokë, e të cilët do ta lidhnin atë me Abwehrin, inteligjencën ushtarake gjermane.

Abwehri e kishte dërguar në Angli për të spiunuar qeverinë e atij vendi, por Popovi pasi kishte pranuar kishte shkuar menjëherë te shërbimi sekret britanik MI6 dhe iu kishte thënë gjithçka që dinte.

Pasi ishte trajnuar në Itali, ai u dërgua në Portuali si agjent i dyfishtë që të takohej me shefin e tij gjerman që po jetonte në Estoril, një resort plazhi afër Lisbonës.

“Portugalia ishte vend neutral gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe si të gjitha vendet neutrale në Evropë ishte bërë një vend ku mblidheshin spiunët. Nëpër korridore hotelesh, nëpër kafene hotelesh, kishte shumë spiunë, shumica britanikë dhe gjermanë. Ata do të përshëndesnin me njëri-tjetrin dhe mund të bashkë-ekzistonin, duke u munduar të zbulonin sekrete.” – ka thënë historianja Irene Pimentel.

Misioni i tij i ardhshëm do të ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, para se të nisej për në ShBA ai ishte parë nga Fleming duke bërë gjeste të cilat nuk imagjinoheshin për një spiun. Duke bërë qejf me vajza, duke bërë gjeste vulgare e kështu me radhë.

Ai kishte shkuar me shumë gra të bukura, përfshirë edhe aktoren franceze Simone Simon.

Disa madje mendojnë se ai kishte qenë agjent i trefishtë, pasi kishte shërbyer edhe për amerikanët.

Por, historiani serb Stankoviq mendon ndryshe. “Ndërsa familja e tij po vuante nga uria në Beograd, ai po shpenzonte mijëra e mijëra para. Shefi i FBI-së nuk i kishte besuar, e nuk i besoi as për Pearl Harbourin kur i tha se mund të sulmohej.”

Familja e Popovit ishte mbajtur peng gjatë okupimit nazist të Beogradit. Kjo ishte arsyeja pse gjermanët do t’i besonin si spiun. /Periskopi

Shpërndaje në: