Testohet për koronavirus edhe këngëtarja e njohur
Këngëtarja e njohur testohet për koronavirus, shtyen koncertet.
Celine Dion po shërohet po shërohet. Këngëtarja e mirënjohur 51-vjeçare u detyrua të shtyejë turnetë e saj në Washington, DC dhe Pittsburgh, për shkak të ftohjes.
Meqë simptomat ishin të njejta, u testua për koronavirus, por fatmirësisht rezultatet dolën negative.
“Të hënën natën, një ditë pasi mbaroi një xhiro me gjashtë shfaqje në zonën e New York, Celine filloi të ndjejë simptomat e një ftohjeje të zakonshme. Simptomat vazhduan deri të martën dhe mjekët e saj e udhëzuan atë të pushonte për 5-7 ditët e ardhshme. Pasi e testuan, mjekët arritën në përfundimin se virusi i saj nuk kishte lidhje me COVID-19”, thuhej në një njoftim në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Performanca e saj që ishte paraparë të mbahej më sonte, u shtye për 16 nëntor 2020 në Capital One Arena, ndërsa ajo e 13 marsit do të mbahet më 18 nëntor 2020 në PPG Paints Arena.