Çfarë nuk dini për larjen e rrobave
Një person shpenzon mesatarisht 4 orë në javë me lavatriçen. Ndërkohë që makinat moderne të larjes bëjnë pjesën më të madhe të punës, ne mund të përmirësojmë ndjeshëm rezultatin e larjes dhe të kursejmë shumë kohë përmes një truku. Kjo metodë do u vijë në ndihmë më së shumti atyre që kanë kafshë shtëpiake dhe veshje në ngjyrë të errët. Thjesht vendosni një letër të lagur në lavatriçe para se të fusni rrobat dhe do të shihni se çfarë do të ndodhë.
Ky truk zhduk pushin nga rrobat
Pecetat e lagura ndihmojnë për të hequr pushin dhe fijet e flokut nga rrobat. Të gjitha këto përfundojnë në letrën e lagur dhe rrobat do të duken më të pastra.
1. Cila është mënyra e duhur për ta bërë?
Vendosni jo më shumë se tre letra të lagura në lavatriçe. Kur ajo fillon të rrotullohet, letrat do të përzihen me rrobat dhe do të mbledhin pushin dhe fijet e flokut. Duhet të përdorni letra të reja për çdo larje për të marrë rezultatin që doni.
2. Sigurohuni që letrat e lagura të jenë të trasha
Letrat e lagura duhet të jenë mjaftueshëm të trasha në mënyrë që të mos shpërbëhen gjatë larjes së rrobave. Për të kuptuar se letrat janë të një cilësie të mirë, provoni t’i ndani në shirita dhe nëse nuk e arrini dot, atëherë ato janë të duhurat.
3. Letrat e thata dhe copa të tjera nuk ju hyjnë në punë
Mos provoni të zëvendësoni letrat e lagura me këto. Nëse përdorni letra të thata, do t’ju duhet të pastroni një nga një copat e shpërbëra të saj.
4. Mos harroni të hiqni aromën e letrave të lagura
Nëse nuk doni që rrobat tuaja të thithin aromën e letrave të lagura, zgjidhni një produkt antibakterial ose një produkt pa aromë. Ju mund të shtoni edhe zbutës për të larguar aromën.
E keni provuar ndonjëherë këtë metodë? A dini ndonjë truk tjetër që mund të na vijë në ndihmë?