Shkencëtarët në Londër paguajnë nga 4 mijë euro vullnetarët për t’u infektuar me koronavirus
Vullnetarët mund të paguhen deri në 4 mijë euro [3 500 funte] nëse infektohen në mënyrë vullnetare me koronavirus në mënyrë që shkencëtarët të gjejnë vaksinën që bën shërimin e tij.
Qendra inovative në Whitechapel të Londrës, po rekruton 24 qytetarë për studimin, shkruan Daily Mail, përkthen Periskopi.
Atyre do t’iu injektoheshin ky virus vdekjeprurës – që ka vrari mbi 3 mijë e 800 njerëz në mbarë botën – duke iu dhënë simptoma të ngjashme respiratore.
Goditja e zhvilluar nga kompania Hvivo do të testohet më pas. Pacientët do të mbesin në karantinë për dy javë që të shihnin nëse vaksina do të ishte e suksesshme.
35 vaksina të tjera janë në fakt në zhvillim e sipër, dhe qeveria britanike ka premtuar një buxhet shtesë prej 46 milionë funtesh për ta luftuar koronavirusin.
Sidoqoftë, ekspertët kanë deklaruar se vaksina është e zorshme që të fitojë aprovimin me kohë që të ndalojë epideminë aktuale, që ka infektuar deri tash mbi 110 mijë njerëz në mbarë globin.
Në Britani deri tash kanë vdekur tre njerëz nga Koronavirusi. /Periskopi