Perimet që ruajnë vitalitetin e syve
Shëndeti i syve varet nga shumë faktor duke filluar nga mënyra e të ushqyerit e deri te moskujdesi ndaj syve siç janë qëndrimi në ambiente ku ka tym apo smog apo edhe qëndrimi i gjatë pranë ekrani.
I rëndësishëm është kujdesi për disa gjëra të cilat varen nga vet personi, pra të ushqyerit e shëndetshëm dhe të ruajtja nga faktorët të cilët ndikojnë negativisht, shkruan rtv21.tv.
Perimet e duhura për shëndetin e syve janë: karrotat, spinaqi, dhe lakra.
Karrota përmban vitaminë A e cila është thelbësore për sytë. Ndërsa spinaqi është i pasur me hekur. Antioksidantë të tillë janë të pranishëm edhe në sallatat jeshile dhe në bizele. Përderisa lakra është përplot me substanca organike të cilat mbrojnë sytë nga efektet negative të rrezeve ultravjollce.
Nuk duhet të anashkalohet edhe rregulli 20-20-20 qoftë fëmijë apo i rritur.
Ku për çdo 20 sekonda duhet të hapen dhe mbyllen sytë, çdo 20 minuta duhet të shpërqendrohet shikimi nga monitori dhe shikimi duhet të fokusohet në 20 metra larg.