Erdogani me bisht ndër shalë: Si u poshtërua Turqia përballë Assadit në Siri?

Erdogani me bisht ndër shalë: Si u poshtërua Turqia përballë Assadit në Siri?

Liderët rrebanë e autoritarë që dalin jashtë kontrollit priren të mendojnë se dinë më së miri për gjithçka, dhe janë të rreptë e mosdurues ndaj çdo kritike. Është kjo arrogancë që së fundi ka çuar Erdoganin dhe Turqinë në prag të katastrofës në Siri pas nëntë vitesh të kërcënimeve bombastike, konflikteve anësore dhe intervenimeve direkte ushtarake.

Erdogani tash është i izoluar në të gjitha anët, në armiqësi të theksuar nga të gjithë lojtarët e mëdhenj në krizën siriane. Pasi i dërgoi 7 mijë trupa shtesë bashkë me armatim në Idlib muajin e kaluar për të përforcuar pozicionet ekzistuese ushtarake, Turqia është rrasur në një luftim të hapur me regjimin e Bashar al-Assadit. Ka sulmuar aeroporte dhe vende radarësh poshtë asaj që de fakto është “vija e frontit”. Ka shpallur që të gjitha elementet e regjimit të jenë shënjestra legjitime për t’u qëlluar.

Në mes të vitit 2011, kur pranvera arabe po vazhdonte, Ahmet Davutoglu, në atë kohë ministër i punëve të jashtme tëTurqisë, u takua me Assadin në Damask dhe i kërkoi që t’i diskutonte kërkesat e protestuesve. Assadi refuzoi. Davutoglu më pas më tha mua se lideri sirian thjesht nuk donte as të dëgjonte. Shansa u humb. Derisa masat e Asadit po intensifikoheshin, Erdogani i dha ndihmën turke rebelëve, përfshirë edhe grupet islamike.

Por ajo që po ndodh tash në veri-perëndim të Sirisë nuk është më një luftë përmes palësh të treta. Është një konfrontim direkt mes dy shteteve të armatosura rëndë fqinje. Dhe rrezikon që ta fus Turqinë në një konflikt më të thellë ushtarak me Rusinë, aleatin kryesor të Assadit. Zëdhënësit e Erdoganit dhe mediat pro-qeveritare vazhdojnë të thonë se debakli i së enjtes së kaluar, kur 33 ushtarë turq u vranë në një sulm mbi konvojin e tyre në Idlib, ishte faji i regjimit të Sirisë.

Është zor t’i dimë faktet, duke marrë parasysh se Erdogani ka shtypur gazetarinë e pavarurë. Por, e vërteta duket se është krejt ndryshe. Numri i viktimave mund të ketë mbërritur në 55, sipas Metin Gurcanit, një analist ushtarak që shkruan për platforën e respektuar rajonale online al-Monitor. Raportimet lokale flasin për deri në 100 të vdekur. Dhe po ashtu duket se shumica e këtyre të vdekurve nuk kishte ardhur nga sulmet prej avionëve sirianë, por prej sulmeve të qëllimshme ruse.

Erdogani ka refuzuar që ta fajësojë Rusinë, dhe Kremlini kategorikisht ka mohuar përgjegjësinë. Por sekuenca e ngjarjeve të së enjtes së kaluar, që nisi me sulmet turke mbi avionët rusë që fluturonin në jug të Idlibit, tregon diçka tjetër. Zjarri turk, që përfshinte sistemi mbrojtëse ajrore Manpads, po ashtu kërcënoi bazën strategjike ruse Khmeimim.

Komandantët rusë të zemëruar – apo ndoshta edhe me urdhëra nga Moska – duket se kanë vendosur një vijë pas kacafytjeve ‘të vogla’ vdekjeprurëse. Konvoji turk ishte goditur në mesditën e po asaj dite. Në orët që vazhduan, me ushtarët e lënduar në nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, Moska refuzoi kërkesën e Ankarasë për të hapur hapësirën ajrore që lejonte evakuimin, ka raportuar Gurcan më tej.

A ishte qëllimi i Vladimir Putinit, presidentit të Rusisë, që t’i jepte një leksion të fortë Erdoganit? Nëse po, duket se ka funksionuar. Erdogani tash po i var shpresat e tij në një takim ballë për ballë me liderin rus për të parandaluar më shumë përplasje të kushtueshme që Turqia nuk mund t’i fitojë. Ai do të luftojë drejt Moskës të enjten në kërkim të një armëpushimi – pasi Putini u pajtua që t’i ndante pak kohë.

E megjithatë, Putini mund të mos jetë në disponim për ta dëgjuar Erdoganin. Ai dëshpërimisht kërkon një fund për luftën në Siri, ku forcat ruse kanë qenë të përfshira për gati pesë vjet me një kosto të konsiderueshme financiare dhe njerëzore. Ai e dëshiron një fitore për klientin e tij, Assadin, në Idlib, provincën e fundit që mbahet nga rebelët, për politikat e tij rajonale ekspansioniste. Ai dëshiron të deklarojë një fitore të madhe strategjike në perëndim dhe veçanërisht në kurriz të ShBA-ve.

Çmimi i Putinit për lejimin e shfrenimit të Erdoganit mund të jetë tërheqje e plotë ose e pjesshme e Turqisë nga Idlibi por po ashtu edhe nga territoret e tjera në Siri të okupuara nga Turqia në perëndim të Eufratit – dhe nga rajoni veri-lindor i dominuar nga kurdët që në mënyrë kontroversale e invadoi në vjeshtën e kaluar.

Dobësia e brendshme e strategjisë së Erdoganit “shtëpia-e-kashtës” është ekspozuar edhe më shumë nga paaftësia e ekstremistëve islamikë që i mbështet në Idlib për t’i rezistuar avancimeve siriano-ruse; dhe nga refuzimi i SHBA-ve dhe NATO-s për të ndihmuar në ndonjë formë. Turqia ka kërkuar mbështetje për katastrofat e fundit të konvojit të saj. Vetëm ndihma e kufizuar me mbikëqyrje dhe me dhënie informatash nga inteligjenca ishte ofruar.

Edhe një herë, Erdogani po e korrë atë që e kishte mbjellur. Ai përsëritshëm kishte ngacmuar dhe kritikuar NATO-n, ShBA-në dhe liderët evropianë me fjalë poshtëruese e përbuzëse. Ai bleu një sistem mbrojtës ajror rusë përkundër refuzimeve të forta amerikane. Erdogani ka rrezikuar luftën e perëndimit kundër Shtetit Islamik [ISIS-it] duke iu shpallur luftë kurdëve të Sirisë. Dhe ai ka provuar që t’i konsiderojë si armë të tijën refugjatët sirianë që i ka mbajtur në Turqi për t’i kërkuar haraç BE-së – ndryshe e shantazhonte me kaos dhe mjerim. Jo befasisht, opozita e brendshme po rritet.

Ndërsa kriza në Idlib është intensifikuar në muajt e kaluar, Erdogani ka thënë që se qëllimi i tij i vetëm ishte që të përmbahej marrëveshja e armëpushimit e vitit 2018 dhe të parandlohej një tektër fluks masiv refugjatësh drejt Turqisë. Ka qëllime të arsyeshme. Por taktikat e tij agresive dhe retorika e tij e zemëruar, si zakonisht, po dëshmohet se është vetë-shkatërrues. Miliona njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, të uritur, dhe banorët e tmerruar të Idlibit së shpejti mund të mos kenë fare mbrojtje kundër avancimit të pamëshirshëm të Assadit.

Dështimi i Turqisë nuk është arsye për gëzim në Evropë dhe në ShBA. Çka ajo bën është nënvijëzimi i përgjegjësisë së saj për të intervenuar direkt në mbrojtje të civilëve në Idlib, ndalimin e luftimeve dhe në kërkim e një paqeje të gjerë. T’ia lësh këtë punë Erdoganit, dihej se nuk do të funksiononte. Demokracitë perëndimore e kanë shansin e fundit që të bëjnë gjënë e duhur në Siri: të manufakturojnë dhe përforcojnë një marrëveshje të drejtë dhe që do të zgjas – dhe t’i thonë Putinit dhe bombarduesve të tij që të kthehen në shtëpi.

Simon Tisdall është komentues i punëve të jashtme.

Shpërndaje në: