Ja pse meshkujt duhet të hanë kërpudha 3 herë në javë
Ngrënia e kërpudhave tre herë në javë zvogëlon mundësinë e zhvillimit të kancerit të prostatës me gati një të pestën.
Sipas një studimi të fundit të shkencëtarëve japonezë, fuqia e kërpudhave për të luftuar kancerin është e konsiderueshme.
Ndërsa studimi nuk sugjeroi një mekanizëm, teoria e tyre thotë se kërpudhat përmbajnë një përbërës që kufizon hormonin mashkullor që promovon rritjen e kancerit të prostatës.
Ata morën në studim më shumë se 36,000 burra, të moshës midis 40 dhe 79-vjeçare, gjatë 13 viteve që iu deshën për hulumtimin. Dhe ngrënia e tyre një herë ose dy herë në javë zvogëloi rrezikun me 8 për qind, thanë studiuesit.
Por ata që hëngrën kërpudha tri herë në javë ulën rrezikun e tyre me 17 për qind.
Efekti ishte veçanërisht i theksuar te burrat e moshës 50 vjeç ose më të vjetër, dhe tek ata me një konsum relativisht të ulët të frutave dhe perimeve, si dhe me konsum të lartë të mishit dhe qumështit.
Pjesëmarrësit në studim që konsumuan kërpudha kishin tendencë të ishin më të moshuar, kishin një histori familjare të kancerit, kalonin më shumë kohë duke ecur dhe kishin një konsum më të madh të mishit, perimeve, frutave dhe produkteve të qumështit, shkruan iconstyle, transmeton Klan Kosova.
Ata gjithashtu kishin më pak të ngjarë të ishin duhanpirës aktualë.
Kanceri i prostatës renditet si kanceri i dytë më i zakonshëm dhe shkaku i pestë i vdekjes nga kanceri tek meshkujt!