Ndahen Dafina e DJ Geek? Mbrëmja që lamë pas tregoi gjithçka
Si një rrufe në qiell të hapur, krejt papritur, mbrëmjen që lamë pas, një pjesë e portaleve u pushtuan nga lajmi i një ndarje të mundshme të Dafinës dhe DJ Geek.
Shkak, siç ndodh shpesh, u mor sjellja në rrjete sociale ku dyshja kishin fshirë fshirë fotografitë e përbashkëta, vetëm rreth dy javë pasi i publikuan për Shën Valentin.
Megjithatë, duket se çifti që për shumë kohë zgjodhi një profil të ulët duke mos pranuar lidhjen, vazhdojnë të jenë bashkë.
Kjo është lënë të kuptohet nga mbrëmja muzikore e përbashkët që patën mbrëmë në Gjakovë.
Në një rrethanë të ndarjes eventuale, sigurisht se kjo do të reflektohej edhe në rrafshin profesional por ky nuk duket të jetë rasti i një krize të tillë mes çiftit që me një veprim të rëndomtë në rrjete sociale arritën të krijojnë shumë zhurmë për asgjë!