Ky është pozicioni seksual që po “çmend” 60% të grave
Çiftet britanike kanë diskutuar për preferencat e tyre intime në një sondazh të ri, të zhvilluar nga tabloidi britanik Daily Star.
Gratë kanë folur për pozitën e tyre të preferuar ku ato ndihen më komforte me partnerin e tyre gjatë aktit seksual.
Ndërsa disa prej grave rrëfenin se misionari ishte më i pëlqyeri, të tjerat thanë se preferonin lëvizje që ishin më ballore.
Rreth 60% e grave thanë se misionari i ndihmoi ato të ndihen më të lidhur shpirtërisht me partnerët e tyre.
Pozicioni ofron shumë mundësi për kontakt me sy dhe prekje, që ndoshta është arsyeja përse arrin kaq shumë intimitet e kënaqësi.
“Spooning”, apo pozicioni në formën e lugëve, u radhit si i dyti më i pëlqyeri nga gratë.