Studimi: Gripi Sezonal vret gjysmë milioni njerëz për çdo vit
Koronavirusi – i njohur si Covid-19 – ka vrarë tashmë mbi 2 mijë e 500 njerëz në mbarë botën dhe shpërndarja e tij po vazhdon me një ritëm të frikshëm. Por, është edhe gripi sezonal i cili vret një numër të madh njerëzish për çdo vit.
Sipas një studimi, gripi sezonal vret 291 mijë deri në 646 mijë njerëz për çdo vit në mbarë botën.
Shifrat e reja nga Qendra amerikane për Kontrollim të Sëmundjeve dhe për Parandalim dhe të grupeve tjera ishin publikuar më 13 dhjetor në gazetën mjekësore The Lancet, përkthen Periskopi.
Këta numra që nuk përfshijnë vdekjet nga pandemitë e gripit, janë bazuar në të dhënat më të fundit nga grupe më diverse të njerëzve se sa nga matjet e mëhershme.
Të dhënat janë mbledhur nga 33 shtete që përmbajnë 57 për qind të popullsisë së botës me një shtrirje kohore prej vitit 1999 e deri më 2015.
Studimi po ashtu gjeti se rreziku për vdekjet nga gripi ishte më i lartë në shtetet më të varfra të botës.
“Këto gjetje na tregojnë neve për seriozitetin e parandalimit të gripit, ky duhet të jetë prioritet global,” ka thënë bashkautori i studimit, Joe Bresee.