S’iu bën modeleve ruse: Në Wuhanin e Koronavirusit bëjnë poza për të marrë “llajka” në Instagram

S’iu bën modeleve ruse: Në Wuhanin e Koronavirusit bëjnë poza për të marrë “llajka” në Instagram

Para se qyteti kinez i Wuhanit të mbyllej muajin e kaluar dhe të përshkohej nga një zymtësi tragjike, qeveria ruse u përpoq t’i bindte qytetarët e saj në atë epiqendër të koronavirusit që të dilnin sa më shpejt prej aty. Por, jo të gjithë dëgjuan.

Disa modele ruse që kishin shkuar atje në fillim të shkurtit mbetën pa punë kur agjencia e modelimit u mbyll, por ato menduan që njësoj si sezoni i gripit, edhe koronavirusi do të kalonte shpejt.

Gratë e reja e pëlqyen qytetin e Wuhanit dhe qëndruan aty. Në ditët e para të epidemisë, modelet të mërzitura po pozonin nëpër rrugët e zbrazëta të qytetit. Nganjëherë me maica funky dhe me maska mjekësore të zeza, shkruan The Daily Beast, përkthen Periskopi.

Fansat e Instagramit i gjetën këto fotografi mjaft argëtuese.

 

View this post on Instagram

 

#wuhan #wuhanchina #china?? #china #chinatown #traveling #travel #chinatravel

A post shared by 纳迪 (@nd.nadias) on

E gjithë kjo ishte diçka e mirë derisa s’ishte më.

“Një ditë ju kënaqeni me pamjen e bukur të liqenit, e një ditë tjetër ju rrini në shtëpi me dritare të mbyllura dhe shpresoni se e gjithë kjo do të marrë fund,” shkruhet në njërin prej postimeve në Instagram.

Lajmet për vdekjet e njerëzve ndërkohë vazhdonin. /Periskopi

Shpërndaje në: