Astrit Dehari, sot do t’i mbushte 30 vjet
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, po të ishte gjallë, sot do t’i mbushte 30 vjet. Tanimë i ndjeri, Dehari, ishte lindur më 26 shkurt 1990.
Ai sot ka ditëlindjen.
Dehari ka vdekur në rrethana ende të panjohura në burg të Prizrenit, më 5 dhjetor 2016.
Ai së bashku me gjashtë të akuzuar të tjerë për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosoës, u arrestuan në gusht të 2019.
Por ai gjeti vdekjen brenda qelisë së tij.
Këshilltari politik, Erzen Vraniqi, i kryeministrit Albin Kurti, e ka kujtuar Deharin në ditëlindjen e tij me një thënie të Kurtit, të vitit 2018.
“Sot, më 26 shkurt, në ditëlindjen e Astrit Deharit, nëse duam që koha e heronjve dhe e dëshmorëve të lihet pas, duhet të kuptojmë se kjo nuk arrihet pa e rrëzuar në të njëjtën kohë, edhe tiraninë pushtetare, edhe indiferencën qytetare.
E sot, i urojmë ditëlindjen edhe Adem Demaçit, heroit të gjallë të qëndresës dhe mospërkuljes përballë çdo pushteti tiran e gjakatar.
(Albin Kurti, 26 shkurt 2018)”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se, ekspertiza mbi vdekjen e e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili u gjetë pa jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, së fundmi është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë.
Në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. Dehari Astrit, përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vertetë dhe intervenimi i një personi të tretë duhet të kihet parasysh”.
Tanimë, rasti i Astrit Deharit, ka kaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).