A është ekonomia botërore e sëmurë?
Kësaj pyetje mundohet t’i japë një përgjigje një shkrim i THE NEË YORK TIMES. E pra ky artikull jep 5 diagnoza të ndryshme të kësaj sëmundje. Këtë rritje shumë të ngadaltë të ekonomisë globale, e cila është simptoma kryesore e saj, shumica e ekonomistëve ia adresojnë më së shumti krizës së madhe të borxheve të viteve 2008-2009. Të gjithë e mbajmë mend se shenjat e para i dha ekonomia Islandeze e ndjekur nga ajo Greke e më pas ajo Spanjolle.
Nga të tria këto ekonomi ndryshimin e bën vetëm ajo Spanjolle sepse përveç ndihmave të marra nga BE, daljen e saj nga kriza, e mundësoi edhe futbolli. E keni harruar që në vitin 2008 Spanja fitoi 200 mln euro, vetëm nga fitimi i titullit kampion, përveç të drejtave të transmetimit, reklamat etj. Pra Spanja e shfrytzoi më së miri avantazhin e saj konkurrues, sportin dhe pikërisht FUTBOLLIN. Ajo e fitoi sërish kampionatin botëror dhe sërish atë evropian.
Leksion i Spanjës na bën të mendohemi mirë se kush është avantazhi ynë konkurrues?. Shqipëria nuk u prek nga kjo krizë për fat të mirë por pati rënie të theksuar për shkak se burimi më i rëndësishëm i të ardhurave për vendin tonë ishte gjatë gjithë viteve të tranzicionit, remitancat, u pre. E pra nuk mund të mbash në këmbë ekonominë e një vendi vetëm me remitancat, këtë leksion e mësuam shumë mirë. Mbaj mend që atë kohë u fol shumë për një ndryshim strukturor në ekonominë tonë. Kjo si gjithmonë bëhet vetëm me fjalë pasi në realitet ndodh e kundërta rritet akciza e pijeve alkolike të prodhuara në vend, hiqet taksa dognore e veshmbathjeve sidomos e rrobave firmato të importuara etj. Justifikimi është lehtësisht i gjindshëm, plotësimi i kushteve të vëna nga BE. Këtë e them veëm për të theksuar kontrastin e të thënave dhe bëmave pa edhe vetë e di shumë mirë se proteksionizmi nuk është mënyra më e mirë e zhvillimit të një vendi.
Për të vazhduar me një historik modest të kësaj krize ajo u thellua deri sa në SHBA kriza e broxheve u kombinua me rënien e çmimit të pasurive të palujtshme. Të dhënat e asaj kohe shënonin pikën më të ulët të treguesit të shitjeve me pakicë. Por një nga shkaqet e kësaj krize ishte edhe manipulimi i llogarive kontabël dhe pompimi i çmimit të aksioneve të disa kompanive të ndryshme amerkane. Shembulli tipik i këtij manipulimi ishte përralla me titull ENRON, shembull i cili iu serviret si rast studimi çdo studenti në ekonomi nëpër mastera.
Pas anullimit të presidentit, në momenetet e fundit për falimentimin e Shtëpisë së Bardhë dhe vendosjen e një tavani të ri borxhi, ai u këshillua që rriste blerjet qeveritare për të mundësuar punësimin e plotë në ekonomi. Më vonë ai u këshillua që të rriste taksat për të tkurrur defiçitn buxhetor të këtyre viteve. Fakt është që të dhënat tregojnë se punësimi është rritur dhe vazhdon të rritet.
Po të krahasojmë gjenerimin nga recensioni i vitit 1982 me atë të krizës që sapo kalum as nuk ngjasojnë fare. Ai i vitit 1982 ishte shumë i fuqishëm në krahasim me atë të fundit shkruan ndër të tjera shkrimi në fjalë. Rritja e ekonomisë amerikane rra në mënyrë drastike nga niveli historik i dekadave të fundit të shekullit të XX nga 2,1% me 10% në fillim të mijëvjrçarit në nivelin e 1% dhe u përgjysmua në 0,44 % pas krizës së viteve 2008-2009. Por me rënien e rritjes ekonomike mesatare dyfishohet dhe koha që iu duhet amerikanëve për të dyfishuar të ardhurat e tyre nga 35 në 72 dhe për të arritur në plot 160 vjet. Kjo thuhet vetëm për SHBA se për Kinën me një rritje të fortë ekonomike diku tek 10 % për vitet e fundit, kinezëve nuk do t’iu duhet shumë për të dyfishuar të ardhurat e tyre. Por këtu ka edhe diçka tjetër, paga e një amerikani është mbi 2000 $, ndërsa e një kinezi dukshëm është shumë herë më e ulët, prandaaj edhe kompanitë po zhvendosen në Kinë dhe Indi.
Ekonomistët janë të ndarë pasi disa syresh gjithmonë sipas këtij artikulli mendojnë se kemi të bëjmë thjeshtë me një vegim statistikor, pra pavarësisht nga shifrat ata besojnë se tani jetohet më mirë dhe cilësia e jetës është rritur dukshëm.
Ka të tjerë që besojnë se shkaku kryesor i kësaj rënie është ngurrimi i bankave për të financuar projektet investuese të kompanive private. Të tjerë e quajnë këtë epokë ekonomike stanjacion laik i cili sipas tyre shkaktohet nga rënia e rritjes së popullsisë e ndoshta edhe e plakjes së saj sidomos në Evropë, dobësimit të kërkesës për kapitale dhe rënies së çmimit të tyre, natyra e shpikjeve të fundit, zëvendësimi i blerjeve nëpër dyqane me ato virtuale on-line, dhe mbi të gjitha paaftësia ekonomike për të gjeneruar një rritje të kërkesës agregate për të arritur nivelin e punësimit të plotë.
Për të tjerë, ka të ngjarë që shkaku i këtijj ngadalësimi është thjesht ngadalësimi i pjellorisë mendore që lidhet me shpikjet e viteve të fundit. Sipas tyre gjeneratat e para sidomos ato të fundit të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit të ri përjetuan shpikje të tilla si elektricitetitn, radion e më pas televizionin, telefonin, telegrafin, makinat, hidraulikun në shtëpi etj. Këto shënuan një revolucion të vërtetë në jetët e njerëzve sidomos në Amerkë.
Ekonomistë të tjerë ia venë fajin politikave fiskale dhe monetare të gabuara. Si shembull merret Shtëpia e Bardhë. Në vitet 2009 u ndoq një potikë e stimujve fiskalë e cila bëri që ekonomia ta merrte veten, por me tu arritur kjo gjë presidenti u këshillua që rriste taksat me qëllim që të ulte defiçitin buxhetor. Studimet e fundit ekonomike pohojnë faktin se një politikë e stimujve fiskalë ka më shumë mundësi të favorizojë rritjen ekonomike të një vendi. Edhe në Shqipëri vërehet e njëjta gjë. Ndryshimi i taksës së sheshtë me atë progresive në një kohë kur vendi nuk ka shfrytëzuar akoma potencialin e vet ekonomik e kombinuar kjo me një përkeqsim të klimës së biznesit sipas një raporti të FMN, favorizon jo rritjen ekonomike por rënien e ritmeve të saj. Ndoshta fakti që arabët tek ndërtojnë vetëm xhamia dhe investojnë në Serbi, apo disa kompani amerikane shkojnë e investojnë në Maqedoni, shpjegohet po me këto argmenta.
Po a jetojnë më mirë realisht njerëzit sot në botë. Edhe pse kemi iphone dhe tableta, makina private, veshim rroba firmato, unë nuk mendoj kështu. Pse çdonjëri në mos të gjithë, shumica nga ne, figuron si kredi përfitues në listat e gjata të bankave të ndryshme. Thjesht nga nevojat që rriten çdo ditë, nga depërtimi i produkteve të reja në jetët tona dhe nga pamundësia e realizimit të tyre. Në këtë kuptim unë mendoj se ne jemi shumë më të kufiuar se prindërit dhe aq më shumë nga gjyshërit apo edhe nga stërgjyshërit tanë, sepse jeta që bënin ata ishte më e thjeshtë. Kjo e jona është e mbushur me disa kotësira që nuk bëjnë gjë tjetër veç rrisin koston e saj.
Por a ka zgjidhje? Zgjidhja më drastike është kalimi nga sistemi monetar ai që kemi sot në një sistem vleror. Pra heqjen e parasë si mjet qarkullimi dhe shkëmbimi. Kjo do të çonte në dhënien e një vlere të njëjtë të punës në radhë të parë, por edhe uljen e orëve të sajj. Por kjo do të kërkonte një rend të ri botëror sipas të cilit bota të qverisej nga një qeveri botërore. Këtë gjë e bëri Aleksandri i Madh por duket se njerëzit e sotëm nuk janë ende gati ta bëjnë, sepse do t’iu duhet të heqin dorë nga pushteti.
Por edhe brenda sistemit ka zgjidhje. Një e tillë do të ishte zëvendësimi i teknologjisë ose përshtatja e saj me burime alternative ose me energji falas, si dhe transporti me kosto zero. Kjo do të çlironte shumë para nga buxhtetet familjare dhe do të gjeneronin një kërkesë më të madhe për konsum, por nga ana tjet;r do t; mb;shteste edhe ofertën. Ose një tjetër, ulja e orëve të punës dhe përgjysmimi i tyre do të çonte dyfishim të punësimit dhe rritja e pagesave qeveritare për shtresat në nevojë. Zgjidhje ka ato enden nga mirëadministrimi dhe deri tek një ndarje sa më e mirë e të ardhurave, por gjithmonë pzetja që shtrohet është: “a ka vullnet për të gjetur një zgjidhje?”.