Komisionerja pretendon se gratë mund të mbeten shtatzënë thjesht duke notuar në pishinë
Një zyrtare për mbrojtjen e fëmijëve ka deklaruar se gratë mund të mbeten shtatzënë thjesht nga të notuarit në pishinë me meshkuj.
Sitti Hikmawattyt, zyrtare për Komisionin mbi Mbrojtjen e Fëmijëve Indionezian [KPAI], i është kërkuar që të japë dorëheqje pasi bëri deklaratën e mëlartme të tmerrshme, shkruan DailyStar, përkthen Periskopi.
Komisionerja, që ishte edhe ligjërues universiteti, i bëri këto komente në një intervistë për Jakarta Tribune.
Gjatë intervistës, asaj iu bënë pyetje sensitive edhe në lidhje me seksin paramartesor dhe klinikat ilegale të abortit në Indonezi.
Ajo më pas nisi të tregonte shembuj se si gratë mund të mbeteshin shtatzënë.
“Shtatzënia mund të ndodh edhe pa kontakt vare, si për shembull në një pishinë. Kur ka një tip veçanërisht të fortë të spermës mashkullore që mund të shkaktojë shtatzënninë në pishinë. Edhe pa penetrim hiç, burrat mund të eksitohen seksualisht dhe të ejakulojnë, duke shkaktuar shtatzëni.” – tha ajo.
“Kur gratë janë në një fazë në të cilën janë seksualisht aktive, shtatzënia mund të ndodh.”
Më pas, komisionerja e kishte tërhequr deklaratën e saj duke thënë se ishte e pasaktë. /Periskopi