Këshilla psikologjike që iu duhen në jetë

Këshilla psikologjike që iu duhen në jetë

Ja disa këshilla për të menaxhuar më mirë situata të vështira dhe për të pasur sukses me komunikimin e përditshëm.

1. Vëreni shputat e të tjerëve. Nëse iu afroheni njerëzve në mes të bisedës dhe ata nuk i kthejnë shputat drejt jush, i bie që nuk janë të interesuar të bisedojnë me ju edhe nëse trupin e kanë të kthyer.2.

Nëse i lutni njerëzit që të kryejnë ndonjë punë të “tepruar” për ju, ata do t’u thonë jo. E nëse pas kësaj i lutni që të kryejnë një punë më të thjeshtë, ka më shumë gjasa që ata të pajtohen.3.

Hani gomë përtypëse në situata ankthi, si p.sh. fjalimet në publik. Kështu e mashtroni trurin, i cili arsyeton se “nuk do të haja diçka nëse do të isha në rrezik, prandaj nuk jam në rrezik” dhe kështu mund të qetësoheni sado pak.

4. Nëse jeni duke studiuar, shpjegojani gjërat dikujt tjetër. Ata le t’ju bëjnë pyetje. Sepse nëse arrini të shpjegoni diçka mirë, i bie që e kuptoni.

5. Njerëzit nuk mbajnë mend çka iu keni thënë, por si i keni bërë të ndihen.

6. Kur njerëzit zemërohen me ju, nëse ju qëndroni të qetë kjo i bën ata edhe më të zemëruar me veten dhe pastaj turpërohen për sjelljen e tyre.

7.  Nëse sulmoni mënyrën se si njerëzit e perceptojnë veten, ata nuk do t’ju duan. Nëse dikush mendon se është i shoqërueshëm, e ju e quani nervoz, kjo do t’ju prishë shumë punë.

8. Kur dilni me dikë për herë të parë, shkoni në ndonjë vend që iu bën zemër të rrahë shpejt, p.sh. park lodrash ose film horror. Personit tjetër do t’i rritet adrenalina dhe do të mendojë që koha që kalon me ju është mjaft argëtuese, e jo aktiviteti që po bëni bashkë.

9. Çelësi për të pasur vetëbesim është të hysh në një vend dhe të besosh që të gjithë tashmë të duan.

10. Rrezikun mos e shikoni si kërcënim, por si sfidë. Simptomat e stresit janë të njëjtat si simptomat e guximit (frymëmarrje e shpejtë, zemër që rrahë shpejtë), prandaj ju takon juve të arsyetoni se a jeni të stresuar apo jeni guximtar?

11. Kur takoni njerëzit për herë të parë, thirrini në emër. Kjo menjëherë stabilizon një ndjenjë besimi dhe shoqërie.

12.  Nëse buzëqeshni shumë dhe angazhoni të gjithë muskujt e fytyrës, trupi juaj do të reagojë dhe ju do të ndjeni lumturi, edhe nëse nuk keni ndonjë shkak.13. Gjithnjë jepini fëmijës një zgjedhje që t’i bëni të mendojnë se janë nën kontroll. P.sh., “a dëshiron t’i veshësh këpucët apo sandalet sot?”, është një pyetje që e bën fëmijën të zgjedhë atë që i keni caktuar ju, por të mendojë që po e zgjedhë vetë.

Shpërndaje në: