Kush është artistja shqiptare që mbeti pa shtëpi pas tërmetit
Keti Bashhysa, violonçelistja shqiptare ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, ku tregoi se tërmeti i 26 Nëntorit e lëndoi psikologjikisht, por edhe e la pa shtëpi. Keti tregoi se kishte vetëm tre muaj që e kishte blerë shtëpinë e re me kursimet e jetës.
E prekur artistja kujtoi ngjarjen e asaj nate dhe në ekran shfaqeshin ambientet e shtëpisë së saj të shkatërruar.