Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë, rritet numri i viktimave
Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish në Kinë.
Autoritetet njoftuan se numri i të vdekurve ka shkuar në 1886, ndërsa të infektuar janë të konfirmuar mbi 73 mijë të tjerë.
Po ashtu, bëhet e ditur se ka humbur jetën edhe drejtori i spitalit në Wuchang në Wuhan.
Ndryshe, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbuloi se në më shumë se 80% e rasteve më të rrezikuar nga koronavirusi janë të sëmurët dhe të moshuarit./Periskopi/