Anxhelina Hadërgjonaj duket atraktive në imazhet e reja me bikini

Anxhelina Hadërgjonaj duket atraktive në imazhet e reja me bikini

Ajo është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa vëmendje të madhe rrëmben më shumë me fizikun e saj.

Fjala është për këngëtaren dhe vajzën e Albërie Hadërgjonajt, Anxhelinën, e cila shquhet për linjat trupore dhe jo vetëm.

E njëjta ka arritur të jetë sërish në fokus të faqeve rozë edhe me dy imazhet e fundit që solli në rrjetin e popullarizuar, Instagram, aty ku numëron 165 mijë ndjekës.

Anxhelina shfaqet atraktive e veshur me një palë bikini gri, teksa flokët e valëzuara e bëjnë të duket edhe më tërheqëse.

“Nuk isha bërë për mot të ftohtë”, është përshkrimi krahas imazheve që për vetëm disa minuta mblodhën pëlqime e reagime nga më të ndryshmet.

Në anën tjetër, Hadërgjonaj tash e një kohë ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bukuroshja gjithashtu është duke punuar edhe në projektin e ri muzikor, të cilin pritet ta prezantojë së shpejti para publikut.

Shpërndaje në: