Angela Martini ka një mesazh para ekstradimit të burrit rumun
Dy ditë më parë, Prive.al raportoi ekskluzivisht se pas një viti në arrati, bashkëshorti i Angela Martinit, biznesmeni rumun Dragos Savulescu ka vendosur t’i dorëzohet autoriteteve italiane për t’u ekstraduar në vendin e origjinës.
Atje, Savulescu është dënuar me burgim për një skemë tjetërsimi të pronave në të cilën dyshohet se i ka shkaktuar dëm në vlerë prej miliona eurosh shtetit rumun.
E pas këtij raportimi, më në fund ka reaguar për herë të parë vetë Angela e cila ka preferuar heshtjen për një kohë të gjatë, deri sot.
Modelja e njohur, në një video krah bashkëshortit në veturë ka shprehur bindjen e saj për pafajësinë e tij.
‘E vërteta, drejtësia dhe dashuria e vërtetë gjithmonë fitojnë’ – është shprehur Martini duke dëshmuar në një formë edhe lojalitetin e saj ndaj personit të zemrës, në të mirë e në të keq.
Kujtojmë se sipas urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet rumune, Savulescu duhet të vuajë dënimin prej 5 vitesh burg.