Rita Ora guxon me veshjen, shfaqet me bluzë transparente teksa bën blerje në Hollywood

Rita Ora guxon me veshjen, shfaqet me bluzë transparente teksa bën blerje në Hollywood

Kohët e fundit ajo zbuloi se se ishte në “agoni” pasi i ishte nënshtruar një tonsillektomie.

Këngëtarja Rita Ora u pa me një veshje mjaft të guximshme në Hollywood të premten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, ishte e veshur me një kostum të zi, teksa te pjesa e përparme u shfaq e guximshme veshur me një material të dukshëm, që tregonte sytjenat e saj.

Ajo e kombinoi pamjen e saj me një palë çizme lëkure, teksa në dorë mbante qeset nga blerjet që kishte bërë në qendrën tregtare.

Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi Rita u shfaq me një video në Instagram në ditën e Shën Valentinit.

Ajo shënoi: “Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”.

“Unë besoj shumë në rregullimin e qëllimeve në universin që dëgjon. Po ashtu, mësimi i gjërave të reja ka qenë gjithmonë fiksimi im”. “Nuk jam Moneti (Claude Monet, piktor francez), por më pëlqejnë shumë ngjyrat. Prandaj i kam bërë disa kartolina të shpejta për ditën e të dashuruarve për ata që i dua. Urime dita e Valentinit të dashuruar”, kishte shkruar tutje ajo.

Postimi i Ritës vjen pak pasi ajo dha një intervistë shumë interesante për Revistën LOVE.

Ajo gjatë kësaj interviste zbuloi se pavarësisht që fansat e shohin gjithnjë të buzëqeshur dhe me karakter të fortë para kamerave, në të vërtetë ajo është shumë ‘e prekshme, e ndjeshme dhe mjaft emocionale’.

https://www.instagram.com/p/B8hibeAFsxV/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Shpërndaje në: