Dieta që e mban në formë Jennifer Anistonin

Dieta që e mban në formë Jennifer Anistonin

Aniston ka pranuar komente shumë pozitive në 51 vjetorin e lindjes.

Jennifer Aniston është një prej figurave më mbresëlënëse të showbizit: në moshën 50 vjecare, duket si 30 dhe fansat deri tani kanë qenë të bindur se fiziku i saj i mrekullueshëm i detyrohet përvec stërvitjes, edhe një regjimi të rreptë ushqimor, të kontrolluar nga një nutricionist.

Jennifer rrëfeu megjithatë se ndjek në fakt, një “jo dietë“. Bëhet fjalë për një regjim I cili nuk kufizohet tek ajo që ha, por tek koha kur ha.

Aktorja shpjegoi në një intervistë për revistën britanike “ Radio Times“ se ha gjatë 8 orëve të ditës, dhe pastaj për 16 orë të tjera, nuk fut gjë në gojë.

“Ndjek regjimin intermittent-fasting. Kam vënë re një ndryshim të madh që kur nisa të mos ha për 16 orë“, u shpreh ajo, duke shtuar si me shaka, se fatmirësisht, tek ky 16 orëshi, hyn dhe koha e gjumit. Mëngjesin ajo e konsumon diku rreth orës 10, dhe pastaj pas orës 18, nuk prek më asgjë, dhe duket ka dhënë rezultat.

https://www.instagram.com/p/B8cPQLjBdYY/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në: