Alban Skenderaj befason fansat, publikon këngën romantike për Shën Valentin
Këngët e Alban Skenderaj janë më të pëlqyerat në tregun shqiptar. Ai i ka kushtuar dhjetëra këngë dashurisë dhe me këtë gjë ka fituar zemrat e të gjithëve ndër vite.
Njihet si këngëtari i këngëve romantike dhe këtë Shën Valentin nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Albani ka suprizuar fansat me këngën e tij të re që e ka publikuar vetëm para pak orës.
Kënga e titulluar “Çdo ditë një Shen Valentin” teksti i të cilës është ndërtuar me plot ndjena dhe që i përshtatet të gjithë të dashuruarëve, po bën bujë të madhe ditën e sotme dhe vetëm për pak orë ka arritur të marrë 29.860 vieës.
“Çdo ditë një Shën Valentin”, është pritur mirë nga të gjithë shqiptarët të cilët e përgëzojnë Albanin për këtë këngë dhe e vlerësojnë për thjeshtësinë që ai ka edhe në muzikën që bën.