Shufra laser e tipit ‘Star Wars’ rrëzon dronët nga qielli në demonstrim
Në pamjet e publikuara nga ministria izraelite e mbrojtjes tregohet sistemi i mbrojtjes antidron që goditen objektivat në lëvizje me një shufër laseri që më parë ishte parë vetëm në serinë ‘Star Wars’.
Prodhuesit e sistemit Drone Dome C-UAS thonë se makineria ka sukses 100 për qind teksa rrëzon dronët që lëvizin në zigzage për të shmangur goditjen.
Në një nga testimet një grup prej tre dronësh fluturojnë në formacion por rrëzohen të tre nga sistemi laser.
Prodhuesit e tij mburren se mund të identifikojë dronët armiqësorë dhe të japë vendndodhjen e tyre të saktë në një distancë prej dy miljesh.
Sistemi gjithashtu mund të funksionojë si një zhurmues dronësh duke bllokuar marrjen e komandave të tyre prek komanduesit si dhe të ndalojë transmetimin e pamjeve të kamerës./tch