Haziri: Nëse Albin Kurti nuk i beson ideologjisë së Rugovës, atëherë mos ta vizitojë kurrë varrin e tij
![Haziri: Nëse Albin Kurti nuk i beson ideologjisë së Rugovës, atëherë mos ta vizitojë kurrë varrin e tij](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2020/02/haziri-1.jpg)
Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri është pyetur nga analistët se si e sheh qëndrimin e Kurtit i cili ende nuk ka vizituar varrin e Ibrahim Rugovës, e ky veprim i Kurtit nga ana e LDK’së ishte i pa pranueshëm.
Haziri tha se i qëndron mrapa asaj deklarate që e ka thënë dhe se nuk largon asgjë nga ajo deklaratë, përcjell Periskopi.
Haziri po ashtu ceki se nëse Kurti nuk i beson ideologjisë së Rugovës mos ta vizitojë kurrë varrin e tij.
“Kurrgjë nuk ja heki asaj deklarate, ajo është qëndrim i partisë, kam eliminuar kushtet e këqija nga këto dy parti për të arritur marrëveshje, por e kisha lutë nëse Albin Kurti nuk i beson ideologjisë se Rugovës, atëherë mos ta vizitoj kurrë varrin e tij”, tha ai në Debat Plus/Periskopi