Mbajtja e bimëve në tavolinën e punës redukton stresin

Mbajtja e bimëve në tavolinën e punës redukton stresin

A jeni duke kaluar një kohë të vështirë në punë? I stresuar nga afatet e fundit,shefët dhe takimet? Sipas studiuesve japonezë një bimë në tavolinën tuaj mund t’u ndihmojë.

Studiuesit mendojnë se shumë punëtorë e nënçmojnë faktin se bimët ofrojnë një lirim nga stresi, kështuqë ata bënë një eksperimet për punëtorët e një kompanie elektrike në Japoni dhe vëzhguan ndryshimet e nivelit të stresit para dhe pas përfshirjes së bimëve, shkruan CNN.

Rezultatet e publikuara në HortTechnology zbuluan se një numër i punëtorëve me një nivel të lartë të ankthit, pas pranisë së bimës ky ankth u ul paksa. Një tjetër 27% i punëtorëve treguan një rënie të konsiderueshme të ritmit të zemrës.

Duke gjykuar nga reagimet pozitive të studimit të dhëna nga rreth gjysma e pjesmarrësve , autorët thanë se afeksioni për një lule të mbajtur afër vetes mund të ketë luajtur një rol në zvogëlimin e stresit, raporton CNN.

Shpërndaje në: