Nuk keni kurrfarë të drejte ta mjelni lopën, qumështi i saj i takon viçit

Nuk keni kurrfarë të drejte ta mjelni lopën, qumështi i saj i takon viçit

Më poshtë është fjalimi i z.Joaquin Phoenix pasi mori Oscarin për Aktorin më të Mirë për vitin 2019, i përkthyer nga Periskopi.

Jam i mbushur me aq shumë mirënjohje. Nuk ndjej se jam më i lartësuar nga ky çmim në krahasim me të nominuarit e tjerë apo se kushdo tjetër në këtë sallë, sepse ne e ndajmë të njëjtën dashni – e ajo është dashnia për filmin. Dhe kjo formë e shprehjes më ka dhënë jetën më të jashtëzakonshme. Nuk e di se ku do të isha pa të.

Por, ma merr mendja se dhurata më e mirë që na ka dhënë [filmi], dhe shumë njerëz që punojnë me filma, është mundësia për ta përdorur zërin tonë për njerëzit që nuk kanë zë. Kam menduar për disa prej temave më të rënda me të cilat po përballemi kolektivisht, përcjell Periskopi.

Nganjëherë mendoj se ne ndjejmë ose se jemi të krijuar për t’u ndjerë sikur jemi kampionë në çështje të ndryshme. Por, për mua, unë shoh bashkësinë. Mendoj, qoftë nëse flasim për pabarazinë gjinore apo racizmin apo të drejtat e gejëve apo të drejtat e indigjenëve apo të drejtat e kafshëve, mendoj se po flasim për luftën kundër padrejtësisë.

Ne po flasim për luftën kundër besimit që një komb, një popull, një racë, një gjini, një specie, ka të drejtën për të dominuar, përdorur e kontrolluar një tjetër pa u ndëshkuar.

Mendoj që jemi çlidhur krejtësisht nga bota natyrore. Shumë prej nesh jemi fajtorë për botëkuptime egocentrike, duke besuar që jemi qendra e universit. Ne i turremi natyrës dhe i plaçkisim burimet e saj. Ne i japim të drejtë vetes që në mënyrë artificiale të mbarsim lopën dhe të vjedhim foshnjën e saj, edhe pse dënesjet e saj nga angështia i dëgjojmë. Më pas e marrim qumështin e saj që duhet t’i shkojë viçit dhe e vendosim për kafetë që pimë e për drithërat.

Ne i frikësohemi idesë së ndryshimit personal, sepse mendojmë që duhet të sakrifikojmë diçka; të heqim dorë nga diçka. Por qeniet njerëzore në më të mirën e tyre janë tepër kreativë dhe inventivë, dhe ne mund të krijojmë, zhvillojmë dhe zbatojmë sisteme të ndryshimit nga të cilat mund të përfitojnë të gjitha qeniet dhe ambienti.

Kam qenë faqezi gjithë jetën, kam qenë vetjak. Kam qenë edhe mizor me raste, njeri i zorshëm për t’u marrë, dhe jam falënderues që shumë njerëz në këtë sallë më dhatë një shans të dytë. Mendoj se në këtë pikë jemi në pjesën më të mirë tonën: kur e ndihmojmë njëri-tjetrin. Jo kur e refuzojmë njëri-tjetrin për shkak të gabimeve të së kaluarës, por kur e ndihmojmë njëri-tjetrin që të rritemi. Kur e edukojmë njëri-tjetrin; kur e udhëzojmë njëri-tjetrin drejt faljes.

Kur ishte 17, vëllai im [Riveri] e shkroi këtë tekst. “Vrapo drejt shpëtimit me dashuri dhe paqja do të vijë.” /Periskopi

Shpërndaje në: