Eminem shfaqet papritur në skenën e Oscars dhe habiti të gjithë

Eminem shfaqet papritur në skenën e Oscars dhe habiti të gjithë

Eminem është shfaqur papritur në skenë ndërsa habiti të gjithë kur nisi të këndonte.

Mbrëmë është bërë ndarja e çmimeve “Oscars 2020”.

Filmi jugkorean, “Parasite” ka fituar çmimin për filmin më të mirë këtë vit në Akademinë e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara duke u bërë kështu filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.

Ajo se çfarë i ka habitur të gjithë ka qenë edhe paraqitja në mënyrë të rastësishme e Eminem.

Reperi filloi të këndonte këngën e 18 viteve më parë, “Lose Yourself” dhe njerëzit mbetën pa fjalë. Megjithatë, ata e shijuan performancën dhe e pritën me brohorima. Por askush nuk po kuptonte asgjë. Pse Eminem u shfaq në skenë dhe pse po këndonte pikërisht këtë këngë të vjetër?

Më pas me një postim të tij në Twitter u sqarua gjithçka.

Në postimin e bërë ai ka falënderuar Akademinë dhe ka kërkuar falje që nuk pati mundësi të ishte  i pranishëm 18 vite më parë, kur kënga “Lose Yourself” u nderua me çmim Oscar, si kënga më e mirë origjinale.

“Më vjen keq që u deshën 18 vite që të isha këtu”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shpërndaje në: