Melania sërish i shmanget puthjes së Trumpit

Melania sërish i shmanget puthjes së Trumpit

Momentet e sikletshme të Melania dhe Donald Trump nuk janë diçka e re për publikun. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë e ka vënë në pozitë të vështirë presidentin me veprimet e saj, për shembull kur nuk i jep dorën apo kur u shmanget puthjeve të tij. Sërish i njëjti veprim i Melanias po bën xhiron e rrjetit.

Pasi u çlirua nga hetimet për shkarkim nga posti, Trump ka mbajtur një fjalim. Më pas ka dashur ta ndajë lumturinë me bashkëshorten duke tentuar ta puthë në buzë. Gjejeni pak çfarë bëri Melania? Sigurisht që iu shmang, duke i kthyer faqen.

Trump u vrenjt në fytyrë, por tanimë duhet t’ua ketë marrë dorën këtyre shfaqjeve në publik. Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh, pasi Melania i është shmangur puthjes së bashkëshortit edhe gjatë vizitës së presidentit Macron dhe gruas së tij Brigitte në Shtëpinë e Bardhë, dy vite më parë.

Po ashtu, në qershor të vitit të kaluar gjatë shpalljes së kandidaturës për presidencën e 2020, Trump dëshironte t`i jepte një puthje në buzë Melania-s, por ajo iu shmang sërish duke e puthur në faqe.

Shpërndaje në: