Rreziqet dhe përfitimet nëse e rritni fëmijën si vegan
Të gjithë e dimë se numri i veganëve (personave të cilët nuk i hanë e as nuk i përdorin produktet e kafshëve) është në rritje. Vetëm në Mbretëri të Bashkuar numri i veganëve është rritur më shumë se 360 për qind në 10 vitet e fundit.
Përderisa veganizmi njihet edhe nga Asocacioni Dietik i Britanisë si i përshtatshëm për të gjitha moshat, ekspertët ende janë duke i përballur argumentet se a është apo nuk është gjë e mençur të rritet një fëmijë si vegan, transmeton Telegrafi.
Cilat janë rreziqet e të rriturit fëmijën si vegan?
Sipas nutricionistes Judy Moore, të rriturit e fëmijës si vegan mund të shpie në mungesa të vlerave ushqyese, në konsumim joadekuat të energjisë, etj.
Viti i parë i jetës është më i rëndësishmi për periudhat zhvillimore të fëmijës, shpjegon Ana Kristina Skrapac.
“Mungesat e vlerave ushqyese janë të zakonshme për veganët, e veçanërisht hekuri, vitamina B12, etj.” ka rrëfyer ajo për ‘The Independent’.
Edhe rritja e fëmijës mund të parandalohet nëse dieta nuk përmban yndyra, proteina dhe energji të duhur.
Megjithatë, ekspertë tjerë thonë se këto mungesa të vlerave ushqyese mund të zëvendësohen me sumplemente, si p.sh. me ushqime të fortifikuara apo me ekstrakte tharmi.
Por cilat janë përfitimet e të rriturit një fëmijë si vegan?
Prapë, edhe për këtë ekzistojnë argumente nga dy palët.
Përderisa Skrapac dhe Moore pajtohen se nuk sjellë përfitime shëndetësore një dietë vegane si një vegjetariane apo normale, Bor shpjegon se përse mund të ketë përfitime shëndetësore, e sipas saj, përmbajtja e ulët e yndyrës mund të jetë një nga përfitimet që i sjellë dieta vegane te fëmijët.
Pra, sa i përket çështjes se a është e shëndetshme të rritet një fëmijë si vegan apo jo, ekzistojnë mendime të ndryshme nga ekspertë të ndryshëm dhe kjo e vështirëson vendimin e prindërve.