Fasulja, ushqimi dimëror me veti të shumta ushqyese
Dimri po vjen dhe bashkë me të edhe një nga ushqimet më të pëlqyera të shqiptarëve, fasulet. Përtej pëlqimit për këtë ushqim, fasulet kanë vlera ushqyese të cilat nuk duhen humbur.
Fasulja ka vlerë të madhe të energjisë dhe përmban pothuajse të gjitha aminoacidet esenciale. Përveç kësaj, përmban lecitinë, kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, zink dhe natrium. Është burim i shkëlqyer i proteinave dhe ndryshe nga burimet e tjera, fasulja ka më pak yndyrë dhe nuk i përfshin yndyrat e ngopura e as kolesterol.
Është burim i shkëlqyer i acidit folik, vitaminës B6, K, riboflavin dhe B3. Një racion fasule siguron 20% të fibrave të nevojshme në bazë ditore. Fitokemikalet që gjenden në fasule mbrojnë qelizat nga kanceri dhe zvogëlojnë rritjen e tumorëve.
Hulumtuesit pohojnë se duhet konsumuar së paku dy herë në javë që mos të keni zhvillim të kancerit të gjirit, sëmundje të zemrës, diabet tip2, presion të lartë të gjakut dhe kancer i zorrës së trashë.
Konsumimi i i fasuleve në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit në forma të ndryshme. Ndër të tjera ato ndihmojnë në balancimin e peshës nëpërmjet kombinimit perfekt të proteinave dhe fibrave.