Princ Harry flet për problemet shëndetësore, tregon pse u largua nga familja mbretërore
Princi Harry ka qenë në terapi gjatë tre vjetëve të fundit pas vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana.
Ai këtë e zbuloi në një konferencë në Miami pas një prezantimi nga Gayle King.
Harry dhe gruaja e tij Meghan u shfaqën për herë të parë në një ngjarje publike që nga largimi i tyre nga familja mbretërore.
Një burim që tregoi për rrëfimin e Harry tha se ai foli shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai ka qenë në terapi vitet e fundit në tentimin për të kapërcyer traumën e humbjes së nënës së tij.
Ai foli për atë se si ngjarjet e fëmijërisë së tij ndikuan tek ai dhe se ai në atë kohë ka qenë duke folur me një profesionist të shëndetit mendor.
Tha se u largua nga familja mbretërore në mënyrë që djali i tij Archie të mos kalonte në të njejtën situatë të cilën e ka përjetuar ai.