Albin Kurti: Bilbili na la, këngët e saj po më sillën nëpër kokë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vdekja e këngëtares Nexhmije Pagarusha, është humbje e madhe për gjithë popullin dhe për muzikën.
Kurti ka pohuar se shkaku i vdekjes së Nexhmije Pagarushës, sot të gjithë i kanë sytë e njomë.
“Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve. Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra. Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.
Pagarusha ndërroi jetë në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër.
Ajo vdiq në moshën 86-vjeçare.