Hoxhaj: Këngët e Nexhmije Pagarushës, thesar i gjithmonshëm
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhaj u shpreh se vdekja e saj është një humbje e madhe për mbarë popullin shqiptar.
“Tingujt që ato përçojnë gjithnjë kanë qenë dhe do të jenë inspirim për gjeneratat që vijnë, ashtu siç ishin për prindërit tanë, për ne, ashtu mesiguri edhe për fëmijët tanë do të mbeten të vlefshme si një thesar i gjithmonshëm.”, shkroi Hoxhaj.
Ky është shkrimi i plotë:
Shuarja e ikonës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha është një humbje e madhe për popullin shqiptar dhe kulturën shqiptare. Një ikonë si ajo nuk ka moshë dhe vlera e saj do të shtohet çdo herë e më shumë në vitet që do të vijnë. Këngët e saj i vunë themelet e muzikës shqiptare me të cilën e nderuara jonë triumfoi përgjatë 40 viteve. Tingujt që ato përçojnë gjithnjë kanë qenë dhe do të jenë inspirim për gjeneratat që vijnë, ashtu siç ishin për prindërit tanë, për ne, ashtu mesiguri edhe për fëmijët tanë do të mbeten të vlefshme si një thesar i gjithmonshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe mbarë popullit shqiptar për këtë humbje të madhe! I përjetshëm qoftë kujtimi për bilbilin tonë, Nexhmije Pagarushën!