Nëna e re nxjerr gjinjtë në mes të dyqanit dhe i jep tambël djalit 3 vjeçar: Frustron njerëzit
Një nënë që po ushqente me gji djalin e saj tre vjeçar në mes të një dyqani ka tërbuar shumë njerëz, disa prej të cilëve madje i kishin thënë edhe “pedofilë” dhe “vrite veten”.
Por, kjo nënë me emrin Sara Mills [Sarah Mills] i ka kthyer sharjen këtyre njerëzve. Ajo kishte ndjerë një atak ankthi të vinte dhe ishte ndalur për një moment, kishte marrë frymë dhe kishte nxjerrë gjinjtë për të ushqyer të birin.
Një fotografi që shfaqte australianen 33 vjeçare dhe djalin e saj me emrin Morrison në dyshemenë e dyqanit u bë virale, me disa prindër që kritikuan një gjë të tillë madje duke e quajtur të birin e saj “tepër të madh” për ta ushqyer ashtu, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.
Nëna e tre vjeçarit iu ka thënë kritikëve në blogun e saj se ushqimi i fëmijës ishte më normal se sa t’i jepje fëmijës ushqim me vete, se sa t’i jepje ilaçe e tambël ditor nga lopa.
“E gjithë ekzistenca ime është fëmija im. Do ta jepja jetën që fëmijët e mi të jenë të sigurt e të merrnin kujdesje. Sa e sëmurë duhet të jesh që të sulmosh një grua që bën gjënë më të natyrshme në tokë.” – shkroi ajo.
“Çka ndodhi me gratë që mbështesin gratë?” tha ajo, duke kritikuar edhe sulmet nga gratë. /Periskopi