Filmi i xhiruar në 1896 shndërrohet në 4K, falë intelegjencës artificiale

Filmi i xhiruar në 1896 shndërrohet në 4K, falë intelegjencës artificiale

I keni parasysh filmat dramatik me polici kur zmadhojnë një foto ose video, dhe në mënyrë magjike bëhet më e mprehtë dhe më e qartë, në vend se të mjegullohet imazhi?

Duket sikur teknologjia e tillë po bëhet realitet dhe së fundmi është demonstruar në një film që u xhirua në 1896 dhe u procesua në 4K, duke përdorur intelegjencën artificiale AI.

Falë përdorimit të intelegjencës artificiale (AI), u mundësua që xhirimi origjinal të lartësohej në një mënyrë më të zgjuar, që duket shumë më e qartë dhe më e mprehtë në krahasim me më parë, dhe tingulli i është shtuar edhe më shumë, për ta bërë atë të duket më real.

Sidoqoftë, duhet të theksohet se ajo që krijon AI bazohet në ato që ka mësuar nga grupe të tjera të imazheve.
Kjo do të thotë që nëse do të ekzaminonim nga afër të gjithë pikselët, disa prej tyre mund të ishin të gabuar dhe disa madje edhe të reja plotësisht për të plotësuar ato boshllëqe.

Sidoqoftë, në përgjithësi, rezulton në diçka që është shumë e besueshme për syrin e pa trajnuar.

https://www.youtube.com/watch?v=3RYNThid23g

Shpërndaje në: