NASA: Gjëra të çuditshme po ndodhin mbi sipërfaqen e Plutonit, peizazhet po ndërrojnë vazhdimisht

NASA: Gjëra të çuditshme po ndodhin mbi sipërfaqen e Plutonit, peizazhet po ndërrojnë vazhdimisht

Plutoni ka “zemër regëtitëse” të nitrogjenit të ngrirë që po i bën gjëra të çuditshme sipërfaqes së tij, ka gjetur së fundi NASA.

Brendësia misterioze duket se shkaktohet nga karakteristikat e supërfaqes së tij që kanë fascinuar shkencëtarët që kur i kishin dalluar përmes misionit Horizontet e Reja të Nasas.

“Para misionit Horizontet e Reja, çdokush kishte menduar se Plutoni do të ishte kurrgjë hiç – krejt i rrafshët, dhe pa diversitet,” tha Tanguy Bertrand, astrofizikan dhe shkencëtar planetar në Nasa, përkthen Periskopi nga Independent.

“Por, na doli krejt ndryshe. Ka shumë peizazhe të ndryshme dhe ne po provojmë ta kuptojmë se çka po ndodh atje.”

Studimi i ri ndihmon në ndriçimin e proceseve që kanë çuar në ato peizazhe të ndryshme, dhe tregojnë se si Plutoni u bë një botë kaq interesante.

Këto karakteristika të përçuditshme duket se janë formuar për shkak të nitrogjenit në zemër të Plutonit, sugjeron ky studim. Ai demonstron edhe ngjashmëritë mes Plutonit dhe Tokës, dhe po ashtu dallimet mes tyre duke qenë se i kanë miliarda vite dritë larg njëri-tjetrit.

Gazi i nitrogjenit gjendet çdokund në ajrin e tokës, por e përbën shumicën e atmosferës së trashë të Plutonit. Pjesa tjetër përfshin gjurmë të monoksidit të karbonit dhe metanit.

Shpërndaje në: