Koronavirusi prek 25 shtete, Kosova merr masa
Për shkak të frikës se virusi mund të përhapet edhe më tutje shtete të ndryshme e po ashtu edhe Kosova kanë filluar të marrin masa për t’u mbrojtur nga ai
Organizata Botërore e Shëndetësisë më 30 janar ka shpallur gjendjen emergjente globale për shkak të koronavirusit. Numri i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 305, derisa rreth 12 mijë persona janë të prekur me të, shkruan gazeta Zëri.
305 persona kanë vdekur nga koronavirusi, derisa rreth 12 mijë janë prekur me të, ku mbi 1 mijë e 700 persona thuhet se janë në gjendje të rëndë.
Ky virus është përhapur në 25 shtete, duke përfshirë këtu Gjermaninë, Francë, Zvicrën e Vietnamin. Për shkak të frikës se virusi mund të përhapet edhe më tutje shtete të ndryshme e po ashtu edhe Kosova kanë filluar të marrin masa për t’u mbrojtur nga ai.