Ushqimet dhe bimët që ju ndihmojnë të shpëtoni nga herpesi
Shpëtoni nga herpesi një herë e përgjithmonë me këto lloje ushqimesh dhe bimësh.
Fatmirësisht, ekzistojnë ilaçe mjaft efikase kundër herpesit. Nëse ndiqni këshillat e këtij kapitulli, do ta riktheni virusin në gjendje të padëmshme, transmeton Living.
Kohëzgjatja e tij varet nga një numër faktorësh si, koha që ka kaluar virusi në organizmin tuaj, mënyra e jetesës dhe në varësi të sistemit imunitar. Ky proces mund të zgjasë nga tre muaj deri në një vit e gjysmë.
Ushqimet kurative. Disa ushqime janë mjaft efikase në trajtimin dhe kurimin e herpesit të shoqëruar ose jo me acarime të lëkurës.
Frutat ideale për të trajtuar herpesin janë boronicat e egra, arrat e kokosit, papajat, mollët e kuqe, dardhat, karçofët, bananet, patatet e ëmbla, spinaqi, shpargujt, marulet, bishtajat dhe avokadot.
Bimët dhe suplementet kurativ. AAL (acidi alfa-lipoik) është antioksidues që riparon dhe përforcon zonat e sistemit nervor të dëmtuara nga virusi i herpesit.
Magnezi pakëson inflamacionin dhe qetëson nervat, duke limituar ënjtjen e tyre dhe spazmat. Gjithashtu, ndihmon muskujt pranë nervave të dëmtuar.
MSM (metilsulfonilmetani) u rikthen fleksibilitetin dhe përkulshmërinë nervave të tendosur nga inflamacioni.
Vitamina B12 (si metilkolbalamin dhe/ose adenosilkobalamin) riparon dhe përforcon zonat e sistemit nervor të dëmtuara nga virusi.
AEP (acidi eikosapentanoik) dhe ADH (acidi dokosahekzanoik) riparojnë dhe përforcojnë zonat e sistemit nervor të dëmtuara nga virusi. Sigurohuni që të përdorni ato me burim vegjetal dhe jo shtazor.
Lobelia13 e shkatërron menjëherë virusin.
Kamomili me lule të madhe pakëson inflamacionin në sistemin nervor.
Lulëkuqja e kalifornisë pakëson inflamacionin dhe qetëson nervat, duke limituar ënjtjen dhe spazmat.
Rrënjët e jamballit pengojnë zhvendosjen dhe shumimin e qelizave virale.
Zinku pakëson reaksionet inflamatore të shkaktuara nga neurotoksina që lëshon virusi i herpesit.
Aminoacidi L-lysine pengon zhvendosjen dhe shumimin e qelizave virale.
Seleni riparon nervat e dëmtuar që ndodhen pranë lëkurës.
Gjethet e hithrës qetësojnë dhimbjet dhe inflamacionin e shkaktuar nga shpërthimi i herpesit.