Honda nënshkruan me klubin brazilian, pasi i plotësuan një kërkesë të çuditshme

Honda nënshkruan me klubin brazilian, pasi i plotësuan një kërkesë të çuditshme

Keisuke Honda është transferuar te Botafogo në këtë merkato janari.

Ish lojtari i Milanit i vetëdijshëm që do të transferohet në një qytet të frikshëm ku vriten 39 persona në 100 mijë banorë përpara se të firmoste me klubin brazilian ka patur një kërkesë.

Honda ka kërkua një makinë të blinduar për të udhëtuar në qytetin e Botafogos pasi dëshironte të ishte i mbrojtur nga çdo rrezik.

33-vjeçari japonez la klubin holandez të Viteses dhe ka arritur një marrëveshje me Botafogon deri në fund të sezonit.

Më shumë se transferimi ka rënë në sy kërkesa e Hondas për të firmosur me klubin e ri dhe Botafogo iu përgjigj kërkesks unikale të futbollistit aziatik.

Shpërndaje në: