Këto gjëra që ju duhen për një gjumë të mirë
Gjumi është pjesa më e rëndësishme për tu ndjerë të freskët, të pushuar dhe të gatshëm për ta përshëndetur ditën përpara me një buzëqeshje.
Për shkak të jetës dinamike tashmë njerëzit janë duke fjetur më pak se në të shkuarën, e pikërisht për këtë është shumë me rëndësi që të bëni gjumë të rehatshëm.
Këto janë gjërat që ju nevojiten për të pasur gjumin sa më të mirë.
Dysheku i përshtatshëm
Dyshekët janë thelbësorë për një gjumë të mirë, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni atë që ju jep mbështetje më të mirë të mundshme të trupit. Varësisht prej peshës dhe gjatësisë që e keni, e zgjidhni dyshekun e fortë apo të butë.
Jastëku i duhur
Nëse nuk mund të ndiheni të qetë në jastëkun tuaj, mund të jetë koha ta ndërroni. Disa vlerësojnë jastëkun e fortë, të tjerët dëshirojnë të zhyten në një re të butë. Anatomik apo i mbushur me pupla, të gjitha i gjeni në JYSK duke klikuar KËTU.
Jorgan që jua rregullon temperaturën trupore
Për një gjumë të rehatshëm nuk mjafton vetëm dysheku dhe jastëku i mirë. Një jorgan që e rregullon temperaturën e trupit ju siguron gjumin e pandërprerë dhe të qetë gjatë netëve të ftohta.